Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike Tesla, ka publikuar numrin e shitjeve të makinave të saj përgjatë vitit 2023.
Tesla ka shitur 1,808,581 automjete në vitin që lamë pas, derisa ka prodhuar 1,845,985, transmeton FrontOnline.
Në tremujorin e katërt Tesla ka prodhuar afërsisht 495 mijë automjete dhe ka shitur 484 mijë sosh.
I kënaqur me këto shifra është shprehur edhe vetë shefi i Tesla-s, Elon Musk, i cili nuk ngurroi të përgëzonte ekipin e prodhuesit të veturave, për këtë vit siç e quajti ai “madhështor”./FrontOnline/
In Q4, we produced approximately 495k vehicles & delivered over 484k vehicles.
Full year 2023
Deliveries: 1.81 million (+38% YoY)
Production: 1.85 million (+ 35% YoY)Our Q4 Earnings Call will be streamed live on X on January 24 at 4:30pm CT
— Tesla (@Tesla) January 2, 2024