Tesla ka njoftuar se fabrika e saj në Shanghai ka prodhuar 2 milionë automjete – duke e bërë atë fabrikën më produktive të veturave elektrike.
Fabrika në Shanghai është një histori e rëndësishme suksesi për Tesla-n, raporton Electrek, transmeton FrontOnline.
Në vitin 2021, CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk tha se fabrika në Shanghait tani e ka kaluar Fabrikën Fremont në kapacitetin e prodhimit dhe kompania e ka bërë fabrikën kineze qendrën e saj të re kryesore të eksportit; kjo pavarësisht se fabrika është mjaft e re.
Ndërtimi i fabrikës u nis në dhjetor të vitit 2018, por nisi prodhimin e automjeteve në dhjetor të vitit 2019.
Brenda vetëm dy vjetëve nga fillimi i prodhimit, u bë fabrika më e madhe/më produktive e automjeteve elektrike në botë me një diferencë të madhe./FrontOnline/