Nga tani kanë filluar parashikimet për numrin e njësive që Tesla do të nxjerrë përgjatë viteve të ardhshme për modelin Cybertruck, ndonëse kamionçina e shumëpritur elektrike nuk ka debutuar zyrtarisht.
Analisti i TF International Securities, Ming-Chi Kuo tha se Cybertruck do të prodhojë midis 100-200 njësi deri në fund të vitit 2023, 100 mijë deri 120 mijë njësi në vitin 2024 dhe 240 mijë dhe 260 mijë njësi deri në vitin 2025.
Shumica e njohin analistin Kuo si parashikues të besueshëm për produktet e Apple, megjithatë ne do të duhet të presim edhe disa muaj për të parë parashikimet e tij për Tesla-n.
Mbetet e paqartë se cilat metrika përdori ose në cilat burime të industrisë u mbështet për të dalë me këto shifra./FrontOnline/