Tesla Cybertruck Camper do të jetë një hit absolut, duke shfaqur një lavaman, mini kuzhinë, tualet, dush, TV dhe dy karrige që bëhen një krevat dopio, plus që ka hapësirë poshtë për dy fëmijë.
Ekipi i mbledhur i inxhinierëve punoi me kompaninë Munro dhe bashkëpunëtorët, dhe Sandy Mundro ishte përgjegjës për hartimin e kësaj makine dhe ai së fundmi fitoi famë duke analizuar makinat Tesla në YouTube. Një prototip fizik ende nuk ekziston, dhe materialet e ricikluara do të përdoren për ta ndërtuar atë, dhe ekziston gjithashtu një vizion për të instaluar një panel diellor me një sistem sigurie 360 gradë.
Është deklaruar se mbi 1,350 vetura të tilla janë porositur tashmë, çmimi i të cilave varion nga 39,995 deri në 49,995 dollarë, dhe depozita nga 100 në 500 dollarë, dhe thuhet se porositë vlejnë rreth 60 milion dollarë./FrontOnline/