Grupe terroristësh islamikë kanë kërcënuar sot të hedhin në erë ndërtesën më të lartë të botës Burj Khalifa në Dubai, me anë të sulmeve me dronë.
Në një poster drithërues të propagandës tregoheshin flakë të simuluara që shpërthejnë në katin e 100 të ndërtesës teksa një dron vjen me shpejtësi drejt objektivit të tij.
Zhvillimi vjen teksa dhjetra modele e personazhe televizive britanike kanë shkuar në Dubai për t’i shpëtuar rregullave të ashpra të karantinës së koronavirusit në vend.
Komploti i ngjashëm me atë të rrëzimit të Kullave Binjake në New Jork në 2001, vjen nga një grup islamik nga Iraku, që dyshohet se ka nisur dy sulme me dronë ndaj kryeqytetit saudit Riad kësaj jave.
Analistë të vjetër të grupit të inteligjencës SITE Intel, shkruanin: “Grupi që supozohet si përgjegjës për sulmet në Riad ka paralajmëruar për sulme ndaj Burj Khalifa në Dubai.”
Një shpërthim i dyfishtë u dëgjua dje në Riad për të cilin dëshmitarët thanë se dukej si një raketë mbrojtëse që kishte interceptuar një dron armik.
Një sulm i ngjashëm me dron ishte pikasur dhe në fundjavë për të cilin u bë në përgjegjës rebelët Houthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani dhe kanë sulmuar edhe më parë objektiva brenda Arabisë Saudite.
Por relebët Houthi mohuan lidhjen, dhe përgjegjësia u mor nga një grup i ri militant në Irak.
Grupi Alwiya al-Waad al-Haq, ose ndryshe Brigadat e Premtimit të Drejtë, thanë se sulmi ishte kryer nga “duar vetëm irakene”.
Zhvillimi vjen në një kohë kur shumë yje të ekranit dhe të rrjeteve sociale nga Britania po ngrohen në diellin e Dubai, prej rregullave të ashpra të koronavirusit në vend.
Modelja Sheridan Mordew shkaktoi zemërim kur e quajti udhëtimin e saj në Dubai “udhëtim të rëndësishëm pune”.
Edhe britanikia e preferuar e veriut Chloe Ferry shpërndante pamje nga Dubai në rrjetet sociale, thuajse të zhveshura bashkë me kolegen Sophie Kasae.
Modelet e reality TV ‘Love Island’ Georgia Steele, Francesca Allen e Wes Nelson kanë postuar pamje në një rezort të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Katie Price e Stacey Solomon janë kritikuar më parë për udhëtimin drejt Dubai gjatë pandemisë.
Ministri britanik i shëndetësisë gjithashtu ka kritikuar britanikët që shkojnë për fundjavë në Dubai, duke dhënë shembuj të këqij gjatë kohës së izolimit në vend.