×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava: Ju drejtohem me urimet më të mira që Fitër Bajramin ta përjetojmë shpirtërisht e me gëzime

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

    Në mesazhin e përvitshëm të urimit të kësaj feste, ai tha se Bajrami sjell lumturi, harmoni, paqe dhe gëzim tek të gjithë njerëzit dhe familjet e tyre.

    “Ju drejtohem më përgëzimet dhe urimet më të mira me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndjejmë, dhe ta presim e përjetojmë shpirtërisht, me gëzime dhe përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”.

    “Që sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, të gëzuar me plot të drejtë që kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të madhëruar, agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

    Ai ka thënë se Fitër Bajrami vjen me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se zemrat e njerëzve janë të mbushura me paqe dhe qetësi.

    “Për një muaj me radhë agjërimi mbushi zemrat tona me një ndjenjë paqeje, qetësie dhe pse jo krenarie. Andaj, festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohje për arritjen e pastrimit shpirtëror që është shoqëruar me sakrificë dhe përkushtim”.

    “Fitër Bajrami është festë përbashkuese për të gjithë myslimanët në tërë botën, që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi, që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar dhe shoqëror”, ka thënë Tërnava.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Ushtarë shqiptarë, bullgarë, grekë dhe rumunë nga Rezervat Operacionale, kanë filluar  dislokimin e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr...
    Lajme01 Prill 2025
    Pas raportimeve se në Shqipëri është ndaluar importi i mishit të pulës nga Brazili, për shkak të dyshimit të prezencës së “Salmonella...
    Lajme01 Prill 2025
    Në fund të marsit dhe në ditën e parë të prillit në vendin tonë kanë rënë temperaturat të cilat po përcillen edhe...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është njëri nga politikanët e paktë që ecën çdo javë, por edhe promovon malet e Kosovës. Në...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendojë vendimin e Zyrës Regjullative...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama në bashkëbisedimin në rubrikën “Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet sociale u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në...
    Lajme01 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i...
    Kronika01 Prill 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së shkuar atje janë raportuar 11 raste të vjedhjeve. Sipas forcave të rendit,...
    Lajme01 Prill 2025
    Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyret e Postës së Kosovës. E...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.