Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se kush pret që të fitojë zgjedhjet lokale në komunën e Besianës. Ajo thotë se keto zgjedhje nuk jane percaktuese pë asnjë parti.
“Podujevën do ta fitojë LDK’ja”, thotë Tërmkolli.
Tutje ajo ka thënë se subjetki që i takon ka vlera të mëdha dhe është ndër më të rëndësishmet në shtetndërtim.
“LDK-ja nuk lavdërohet, vetëm punon. E di që të themi vetëm ne kemi bërë, është pak e padrejtë. Por mund të shikoni edhe vetë. Jemi të bombarduar që disa vite prej rrjeteve sociale etjj.. këto zgjedhje në Podujevë nuk janë përcaktuese. As për LDK’në as për VV’në dhe as për PDK’në. Pasi tre parti janë këtu”, shtoi ajo.