Ish-deputetja e LDK’së Melihate Tërmkolli pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka kërkuar largimin e disa prej prijësve të kësaj partie.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo mendon se ka marrë fund epoka e Isa Mustafa, Lutfi Hazirit e Vjosa Osmanit në LDK.
“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi!#MT”, shkroi Tërmkolli në Facebook.
Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Podujevës Nexhmi Rudari humbi zgjedhjet nga kundërkandidati i VV’së Shpejtim Bulliqi.