Melihate Tërmkolli njihet si një prej bashkëpuntorëve më të afërta të Ibrahim Rugovës. Në parimet e këtij të fundit, LDK-ja të cilin edhe e krijoi me 120 veta të tjerë, vazhdon të thirret edhe sot. Më të kjo parti kishte korrur fitoren më të madhe zgjedhore para se të ndodhte kjo e Kurtit me VV-në tash në 2021. E tash 15 vite që prej vdekjes se tij, LDK-ja ka shënuar humbjen më të thellë të saj. Ka dale e treta me 103 mijë vota të grumbulluara.
Si një bashkëpunëtore e anëtare e moçme e LDK-së, Tërmkolli thotë se fajet për rënie i ka krejt kryesia. Ndalet më shumë tek dy emra.
““Duke filluar nga kryetari që për mua ka qenë çudia më e madhe që qysh ka mundësi me kanë në LDK një njeri që nuk ka qenë kurrë në LDK, Isa Mustafa, një njeri anti- rugovistë thellësisht dhe një njeri që e ka udhëheq këtë parti me logjikën e përfitimit personal duke e bërë LDK-në një degë të PDK-së, më konkretisht Hashim Thaçin. Dhe pjesa tjetër po ashtu lidhet me qëndrimet e Vjosa Osmanit që LDK-në e bëri ose përpiq ta bëjë një nëndegë të VV-së, natyrisht nuk ka pasur ndryshe si të jetë”./Front Online/