×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Isa dhe Vjosa, dy shkatërruesit e LDK-së

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo mori vetëm 13 % të votave të qytetarëve, rezultati më i keq në historinë e saj 30 vjeçare si parti. Për këtë rënie për Front Online ka folur Melihate Tërmkolli e cila është gjatë pjesë e saj. Fajtore kryesore e lë kryesinë aktuale.

    Kjo është një goditje në fakt goditja më e madhe që i ka ndodh LDK-së në historinë e saj mbi 30 vjeçare. Faktorët dhe fajtoret janë të shumtë. Nëse flasim për këtë 10-vjetorin e fundit që mendoj se ishte kupola e kësaj që ia kanë vnu kapakun krejt kësaj çka ka ndodh në LDK, fajtorët dihen. Janë ata që shkurt LDK-në e kanë përdorë si mjet për realizimin e tyre personal, e kanë bërë një firmë të tyre private, grabitqarë të kësaj pasurie të madhe që quhet LDK”, rrëfeu ajo në një intervistë për Front Online.

     

    Tërmkolli: Isa Mustafa -anti-rugovistë, kurrë s’ishte në LDK

    Melihate Tërmkolli njihet si një prej bashkëpuntorëve më të afërta të Ibrahim Rugovës. Në parimet e këtij të fundit, LDK-ja të cilin edhe e krijoi me 120 veta të tjerë, vazhdon të thirret edhe sot. Më të kjo parti kishte korrur fitoren më të madhe zgjedhore para se të ndodhte kjo e Kurtit me VV-në tash në 2021. E tash 15 vite që prej vdekjes se tij, LDK-ja ka shënuar humbjen më të thellë të saj. Ka dale e treta me 103 mijë vota të grumbulluara.

    Si një bashkëpunëtore e anëtare e moçme e LDK-së, Tërmkolli thotë se fajet për rënie i ka krejt kryesia. Ndalet më shumë tek dy emra.

    “Duke filluar nga kryetari që për mua ka qenë çudia më e madhe që qysh ka mundësi me kanë në LDK një njeri që nuk ka qenë kurrë në LDK, Isa Mustafa, një njeri anti- rugovistë thellësisht dhe një njeri që e ka udhëheq këtë parti me logjikën e përfitimit personal duke e bërë LDK-në një degë të PDK-së, më konkretisht Hashim Thaçin. Dhe pjesa tjetër po ashtu lidhet me qëndrimet e Vjosa Osmanit që LDK-në e bëri ose përpiq ta bëjë një nëndegë të VV-së, natyrisht nuk ka pasur ndryshe si të jetë”.

     

    Tërmkolli si kandidate për kryetare të LDK-së synon rikthimin e konceptit rugovian

    Në historinë e saj mbi 30 vjeçare nuk mbahet mend se u votua më pak ndonjëherë sesa në zgjedhjet e sivjetme të 14 shkurtit.

    Lidhja Demokratike e Kosovës mori besimin pos të 13 % të qytetarëve. Fajtorët për këtë i di mirë Melihate Tërmkolli që është gjatë pjesë e saj.

    Si problemet, anëtarja e dikurshme e kryesisë, pohon se të qartë e ka edhe formulën për këndelljen e partisë.

    LDK-së, sipas saj, i duhet ndërtimi i një koncepti të ri politik që bazohet në rugovizëm.

    Ajo nuk e fsheh dëshirën që të jetë udhëheqëse e tij si kryetare e LDK-së, post për të cilin do shpejt do të mbahen zgjedhjet pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa.

    “Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”, pohoi ajo për Front Online.

     

    Tërmkolli: Vjosa Osmani tentoi që LDK-në ta bëjë nëndegë të Vetëvendosjes

    Zgjedhjet për kryetarin dhe organet drejtuese të LDK-së, pritet të mbahen maksimumi brenda 2 muajve. Ato janë shpallur pasi kryetari aktual Isa Mustafa dha dorëheqje një ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ambiciet për këtë post nuk i ka fshehur anëtarja Melihate Tërmkolli. Ajo është e gatshme ta marrë timonin e LDK-së  për të ndërtuar koncepti të ri politik që bazohet në rugovizëm.

    Por, ka një parakusht për këtë.

    “Zgjidhja mendoj se është duke i hyrë një procesi të ri jo me këta njerëz më udhëheqë atë proces të ri, duhet me u thirr Këshilli i Përgjithshëm, me caktu një lloj këshilli ose grup që më udhëheq procesin e zgjedhjeve që nga fillimi në LDK, për të dalë një strukturë, e cila është e përkushtuar për LDK-në që është rugoviane apo neu-rugoviane”, tregoi ajo për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.