Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se humbja në Podujevë është një thirrje që LDK-ja të zgjohet dhe udhëheqja e saj duhet të marr përgjegjësi.
“Ka kohë të gjatë që nuk kemi pa fitore, fatkeqësisht dhe askush nuk e thotë asnjë fjalë çka zhvillohet në LDK dhe brenda saj. Krejt kjo ka sjell pasoja të vazhdueshme që është bë përpjekje me i tejkalu, nuk po ka kohë me u l me u marr ma seriozisht me çështje të organizimit të brendshëm.
Kjo humbje në Podujevë, nuk është mirë për ata që janë gëzuar po para se mu marr me emocione duhet me u marr me përgjegjësi.
Është shansi I fundit që LDK të zgjohet, ka potencial brenda LDK-së, dhe duhet të zgjohemi që ta rivendos LDK-në parti e parë. LDK I duhet Kosovës, jo me këtë udhëheqje”, ka thënë ajo.