Ish-anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka rënë me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që sipas saj, e quanin veten rugovistë, raporton Gazeta Express.
Ajo ka përmendur Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Fatmir Sejdiun, Nexhat Dacin e Sabri Hamitin, derisa ka thënë se u realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë.
Shkrimi i plotë:
E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!
Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!
Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!
Bravo Vjosa Osmani & Co!
Bravo akademikë të LDK-së!
U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!
Këtu jemi!