Në pesë shtete të Ballkanit janë ndjerë lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi pak minuta më parë rajonin.
Tërmeti sipas të dhënave të para ishte i fuqisë 5.2 shkallë me epiqendër Mavrovën e Maqedonisë.
Shtetet që janë afektuar nga lëkundjet ishin Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia.
Lëkundje të fuqishme janë ndjerë sidomos në jug të Kosovës.