Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoninë e Veriut rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në lindje të Shkupit dhe 13 kilometra në verilindje të Studeniçanit dhe është regjistruar në një thellësi prej tetë kilometrash, shkruan Euronews.rs
Tërmeti është ndjerë edhe në Greqinë fqinje, Bullgari, Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi.