Mbrëmë është bërë tërheqja e shortit për dy gjysmëfinalet e Eurovisionit, që do të zhvillohet këtë vit në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.
Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool, fituese e vitit të kaluar ishte Ukraina me grupin “Kalush Orchestra”, por për shkak të situatës në Ukrainë është vendosur që organizimin e Festivalit ta bëjë vendi i dytë, e që ishte Britania e Madhe.