×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet ministri Murati, shtyhet zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka shtyrë për vitin 2026 zbatimin e normës tatimore progresive për prona komerciale.

    AKK thotë se deri te kjo ka ardhur pas presionit dhe insistimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, që në vazhdimësi ka thënë se kjo normë është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.

    “Në mbledhjen 227 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës z.Hekuran Murati paraqiti Ligjin e Buxhetit për vitin 2025.

    Në elaborimin e dispozitave të këtij Ligji, ministri Murati ndër të tjera njoftoj se është futur dispozita që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për zbatimin e tatimit të normës tatimore progresive në pronat e paluajtshme komerciale për vitin 2026.

    Siç dihet Asociacioni i Komunave të Kosovës ka lobuar dhe ka argumentuar se kjo normë tatimore është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë. Vlen po ashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 %”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga AKK.

    Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar ishte paraparë se do të rritë mbi 200% tatimin për pronat komerciale nga janari i vitit 2025. Kjo u has në kundërshtime të ashpra nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për Raportin e Progresit për Kosovën, të cilin e pranoi dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Selmanaj...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në Zvicër ku në Zurich ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Gjatë seancës së sotme, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Pasi i përfundoi minutazhi, Abazi kërkoi kohë...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në takimin e 335-të e ka emëruar Kryesuese të Panelit për Lirim me Kusht, gjyqtaren, Mejreme Memaj,...
    Lajme31 Tetor 2024
    Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç kanë bërë edhe në seancën e djeshme. Në këtë formë,...
    Kronika31 Tetor 2024
    Një person ka deklaruar në polici se nga kartela e tij bankare janë kryer transaksione. Por, burri nga fshati Çabër i Zubin...
    Lajme31 Tetor 2024
    47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga këto aksidente, njëri prej tyre ka qenë me fatalite,...
    Kronika31 Tetor 2024
    Është arrestuar një person, pasi për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës ishte vetaksidentuar dhe si pasojë ka...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. Në seancën e së enjtes pritet të shqyrtohet edhe ndalimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.