Një studim i publikuar në British Journal of Psychology zbuloi se burrat altruistë janë më tërheqës për gratë. Studiuesit pyetën kanadezët e pamartuar deri në çfarë mase ata bënin vepra të mira si ndihma e të tjerëve dhe dhënia për bamirësi. Pas kësaj, ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me numrin e partnerëve dhe sa shpesh praktikojnë seksin.
Meshkujt që bënin më shumë vepra të mira gjithashtu kishin më shumë partnere dhe bënin më shumë seks. Nga ata që ishin në lidhje, meshkujt me natyrë të mirë bënë më shumë seks në 30 ditët e fundit sesa ata më pak altruistë.
Një tjetër studim, i botuar në revistën Evolutionary Psychology, përfshiu 202 gra. Atyre iu ofruan fotografi dhe përshkrime të burrave të ndryshëm. Disa ishin shumë tërheqës, ndërsa të tjerët paraqiteshin si qëllimmirë dhe të gatshëm për të ndihmuar në situata të ndryshme.
Femrat do të zgjidhnin meshkujt egoistë dhe tërheqës për një aventurë të shkurtër, ndërsa për një lidhje afatgjatë do të zgjidhnin sërish meshkujt altruistë, pavarësisht nga atraktiviteti.
Një studim pak më i vjetër, i botuar në Journal of Social Psychology, kishte rezultate të ngjashme. Rezultatet treguan se gratë vlerësonin burrat që ishin të gatshëm të ndihmonin më shumë se disa tipare të tjera, si një masë nëse një partner i mundshëm do të ishte një prind i mirë.
Gratë theksuan se altruizmi është i rëndësishëm edhe në marrëdhëniet afatshkurtra, por shumë prej tyre besojnë se është jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrëdhënie serioze dhe martesë./FrontOnline/