×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërheqja e SHBA-ve nga procesi i zgjedhjes së kryeprokurorëve, Kosova dëmtohet në procesin integrues

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Ambasada Amerikane në Kosovë është tërhequr nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kjo do të ndikojë negativisht në proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Kështu shprehet edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, njëkohësisht ekspert i çështjeve të drejtësisë. Ai tha se KPK nuk po është në gjendje edhe sa vite pas pavarësisë të ndërtojë procese të apolitike dhe të paanshme.

    “Do të jetë një imazh jashtëzakonisht i keq për sistemin e drejtësisë sepse 10 apo 11 vite kemi një drejtësi jo-transparente, qoftë në zgjedhjen e kryeprokurorëve në prokuroritë përkatëse. Në anën tjetër, legaliteti dhe legjitimiteti i kandidatëve mendoj që dëmtohet kur vet KPK nuk është në gjendje të sigurojë procese të paanshme dhe jo-politike”, tha Miftaraj.

    Ai gjithashtu është shprehur se Kosova do të dëmtohet në proceset integruese por edhe në procesin e liberalizimit të vizave, pasi tërheqja e ndërkombëtarëve nga ky proces nënkupton imazh të keq për sundimin e ligjit në Kosovë.

    “Pa dyshim që ambasada amerikane së bashku me evropianët në njoftimin e bërë qoftë në aspektin financiar qoftë në aspektin e monitorimit besoj se do të vazhdojnë ta bëjnë, por për sundimin e ligjit në Kosovë kjo do të ndikojë në proceset integruese, por edhe për liberalizimin e vizave”, tha ai.

    Më tutje, Miftaraj për lajmi.net tha se KPK e ka obligim të vazhdojë procesin e zgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit pasi janë persona që iu skadon mandati.

    Sipas tij, KPK e ka momentin e fundit të evitojë keqpërdorimet dhe të japë tek opinioni mesazhin e një procesi të pavarur, transparent dhe apolitik.

    “Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka për obligim të vazhdojë këtë proces, për arsye se anëtarëve të Këshillit janë persona që iu skadon mandati dhe po ashtu kryeprokurorëve. Këshilli Prokurorial duhet të evitojë të gjitha keqpërdorimet, çdo situatë të konfliktit të interesit dhe të përçojë tek publiku mesazhin e një procesi të pavarur, transparent dhe apolitik. Nëse bëhet në këto parime do të jetë në rregull, por pa faktorin ndërkombëtar pasojat për integrim dhe liberalizim të vizave do të jenë të mëdha”, shtoi më tutje Miftaraj.

    Ai në fund, i pyetur nëse KPK do të arrijë që të sigurojë një proces të tillë, Miftaraj shprehet se është koha e fundit që KPK të kthehet kah legjitimiteti dhe legaliteti.

    “Është koha e fundit që këta bartës ta kthejnë vëmendjen kah legaliteti dhe legjitimiteti përndryshe pasojat do të jenë të mëdha për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha ai.

    Në mesazhin e tërheqjes nga ky proces, ambasada amerikane është shprehur se: “këto procese janë rrënjësisht të prishura”, duke shtuar se kanë mungesë të transparencës dhe ka konflikt të interesit.

    Më tutje, në reagimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet se KPK e ka të domosdoshme të kthejë transparencën dhe drejtësinë në këtë sistem.

    “Për vjet me radhë, ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane. Prokurorët duhet të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo përkatësive politike apo lidhjeve. Ndërrimet në kornizën ligjore të KPK-së janë të domosdoshme për kthimin e transparencës dhe drejtësisë në këtë sistem. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë që ta përmbyllin menjëherë Rishikimin Funksional”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

    Lidhur me këtë vendim të ambasadës amerikane ka reaguar edhe kryeministri Hoti i cili ka thënë se tërheqja nënkupton shqetësim të madh.

    “Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok.”, shkroi Hoti.

    Tërheqja e SHBA-ve nga ky proces, alarmoi edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës të cilët në mbledhjen e tyre urgjente ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte kjo, dolën me një plan pesë pikësh.

    “Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë; Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas; Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë; Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre; I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve”, tha KPK pas mbledhjes.

    Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe organeve të drejtësisë për të siguruar proces transparent.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.