×
  • Sport
  • Sport

    Ter Stegen për kartonin e kuq të Garcias: Nuk e kuptuam njëri-tjetrin

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ndihej një përzierje zemërimi për humbjen, krenari për qëndrimin e ekipit dhe dëshirë për të nxjerrë mësime dhe për t’u përmirësuar për të arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.

    Në fund të ndeshjes, kapiteni blaugrana, Marc-André Ter Stegen, u shpreh për veprimin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, kartonin e kuq të Eric García-s: “Nuk e kuptuam njëri-tjetrin, ishte një veprim fatkeq”.

    Barcelona u mposht 2:1 nga Monaco mbrëmë në Ligën e Kampionëve, duke e nisur keq këtë edicion të ri.

    E portieri Ter Stegen foli rreth këtij takimi më gjerësisht.

    “Luajtëm 80 minuta me një lojtar më pak. Nuk duhet të na ndodhin gjëra të tilla, por këto janë pjesë e futbollit”.

    Sa i përket debutimit të pafat në Champions, gjermani shprehu keqardhjen për rezultatin: “Na dhemb humbja, u përpoqëm, donim të merrnim të paktën një pikë. Në fund, për shkak të një goli, pak i merituar në atë moment. Ndihesh keq që nuk morem asnjë pikë”.

    Lidhur me qëllimin e ekipit me dhjetë lojtarë, ai theksoi: “U përpoqëm të mbyllnim hapësirat, na funksionoi mirë, por ata na shënuan pa shumë lojë nga ana e tyre. Qëllimi ishte të fitonim. Do të përpiqemi të marrim fitoren e parë. Tani fokusi është te Villarreali”./Express

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport20 Shtator 2024
    Sparta Praga e nisi me fitore sezonin në Ligën e Kampionëve. Ekipi çek triumfoi 3:0 ndaj Salzburgut të mërkurën mbrëma, shkruan Gazeta...
    Sport20 Shtator 2024
    Me gjashtë ndeshjet e sontme ka përfunduar xhiroja e parë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve. 15 ekipe shënuan fitore...
    Sport19 Shtator 2024
    Barcelona ka pësuar humbje në debutimin e Ligës së Kampionëve me format të ri, duke u mposhtur 2-1 nga Monaco. Pas vetëm...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët...
    Lifestyle20 Shtator 2024
    Në vitet e fundit, infarktet e zemrës po shfaqen gjithnjë e më shumë tek të rinjtë, një fenomen që ka shkaktuar shqetësim...
    Lifestyle20 Shtator 2024
    Uji është burimi i rëndësishëm i një shëndeti të mirë dhe gjithnjë në formë, por vetëm që të konsumosh sa më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.