Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Dibra” në Mitrovicë.
Një person për motive ende të panjohura ka tentuar ta godas gruan e tij me mjet të mprehtë.
Policia me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe ka vënë në pranga burrin e dyshuar.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar policinë që ndaj të dyshuarit të hapet rast për vrasje në tentativë.
Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Dibra, Mitrovicë 12.03.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me një mjet të mprehë ka tentuar ta godet viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.