Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka përfunduar në prangat e policisë.
Kjo pasi që ky i fundit në pikën kufitare në Vërmicë, kishte tentuar që në pasditen e së premtes t’i jepte policit 5 euro ryshfet, në mënyrë të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit.
Por, kjo tentativë duket se i shkoj huq, pasi që ai u arrestua.
I njëjti, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.