Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në njërën prej pikave kufitare, saktësisht në atë të njohur si pika kufitare “Kulla”.
Shtetasi i Malit të Zi është arrestuar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar kamionin me targa të huaja në vendkalimin kufitar në dalje, zyrtarit policor së bashku me dokumente ia kishte dhënë një kartëmonedhë prej 5 eurove.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.