×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi t’i jap ryshfet policit, një muaj paraburgim

    FrontOnline
    29 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti.

    Sipas një njoftimi të gjykatës, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 27.01.2021 deri me datën 27.02.2021.

    “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datë 27 janar 2021, rreth orës 22:40 minuta, i pandehuri R.R., në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres – zyrtare policore pranë PKK në “Vërmicë”, shumën e të hollave prej dyzetë euro (2 x 20), si dhuratë të paarsyeshme në mënyrë që personi zyrtar të mos veproj në pajtim me detyrën e saj zyrtare, në atë mënyrë që derisa e njëjta – oficerja ka qene duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve, ndalet për kontrolle automjeti me tabela të Shqipërisë, të cilin ka qene duke e drejtuar A.D., shtetas i Republikës se Shqipërisë, ndërsa si bashkudhëtar ka qene këtu i pandehuri R.R., i cili ne dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si me lartë dhe ne pyetjen e zyrtares policore çfarë janë këto te holla, ai është përgjigjur “se janë për te pirë një kafe”, dhe ketë për arsye se kishte tentuar dy here me herët për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte kartën e identitetit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ngase i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë, nuk ka ndonjë punë të rregullt e as vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.