×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Tentoi të kalonte ilegalisht në Kosovë 18 sirianë, 20-vjeçari i shpëton policisë

    FrontOnline
    04 Mars 2023

    Një 20-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim ditën e sotme në Kukës, pasi tentoi të kalonte ilegalisht në Kosovë 18 emigrantë sirianë.

    Në momentin që u ndalua nga forcat policore, i riu u largua me shpejtësi duke e braktisur furgonin.

    Policia bëri me dije se ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Njoftimi i policisë

    Transportonte kundrejt pagesës, 18 emigrantë, shpallet në kërkim, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, 20-vjeçari.  Sekuestrohet automjeti me të cilin kryhej transportimi. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet policore të Njësisë për Sigurinë e autostradës “Milot-Morinë”, në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip fugon, të marrë me qira nga shtetasi F. L., me qëllim kryerjen e kontrollit.

    Shtetasi F. L. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 18 emigrantë nga Siria, të cilët shtetasi F. L. po i transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Morinës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

    Në kuadër të operacionit “Kalimashi”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shpallën në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin F. L., 20 vjeç, banues në Shkodër. Vijon puna intensive për kapjen e 20-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.