Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vajzës e cila tentoi të hidhet nga lartësia e një objekti.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë për Front Online se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.
“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj veprimet e shpejta policore kanë bërë parandalimin e pasojave të ngjarjes.
“Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, është shprehur Ahmeti./Front Online/