Një person i dyshimtë është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë future në territorin e Kosovës.
Personat në fjalë janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në pikën kufitare ‘Vërmicë’, rreth orës 08:45.