×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Tentoi të fusë mallra nga Serbia në Kosovë, ndalohet i dyshuari

    FrontOnline
    25 Qershor 2021

    Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare” nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut.

    Gjatë realizimit të planit operativ me datën 24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë) me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë.

    Zyrtarët policorë kanë gjetur: Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB’ të llojeve të ndryshme 770 X 10 =7700 paketime, mbi 1000 palë xhinse dhe 10 palë patike.

    Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit.

    “Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ”Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Të hënën në Zubin Potok një person ka raportuar se disa të panjohur e kanë hedhur një mjet shpërthyer në oborrin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, për FrontOnline thotë se po të ishte PDK-ja në pushtet, rruga...
    Lajme22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi I njëjti ka qenë I përfshirë në një aksident trafiku...
    Të tjera
    Opinione22 Tetor 2024
    Shkruan: Shqiptar Oseku Veton Surroi paska shkruar se RKS duhet të bëjë më shumë që t’i përafrojë serbët. Ky është brezi i...
    Lajme22 Tetor 2024
    Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Një aksion policor i forcave speciale solli ditën e djeshme arrestimin e ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mesditën...
    Lajme22 Tetor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca në Hagë nis nga ora 09:00 dhe është paraparë të zgjasë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Tash e disa vite ka filluar ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, por për gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, e tëra çfarë është mundur...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë të martën dhe të mërkurën, më 22...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.