×
  • Kronika
  • Kronika

    Tentoi ta vriste me thikë ish-bashkëshorten, dënohet me 7 vite burgim

    FrontOnline
    26 Tetor 2022

    Muhamet Juniku është dënuar me 7 vite burgim, pasi është gjetur fajtor se në mars të vitit 2021, në Gjakovë, kishte tentuar ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij.

    Ai ngarkohet se kishte tentuar ta vrasë gruan e tij duke e therur tetë herë me thikë, në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Drilon Haraçia.

    Sipas gjykatësit, në dënimin e shqiptuar të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe i është vazhduar paraburgimi.

    Ndërsa, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

    Gjykata ka konfiskuar edhe thikën që është përdorur si mjet për kryerjen e veprës penale.

    Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Muhamet Juniku me 31 mars 2021, në parkun e qytetit në Gjakovë me dashja ka tentuar ta privojë nga jeta të bashkëshorten e tij, R.J.

    Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme xhelozie dhe po ashtu të disa rasteve të dhunës në familje që i akuzuari ia ka shkaktuar të dëmtuarës, i njëjti sapo e vëren të dëmtuarën tek vendi i lartcekur e përcjell pas e i afrohet, e kap për fyti me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë e nxjerrë thikën nga xhepi, e në prezencën e fëmijëve të moshës 2 dhe 4 vjeç, duke bërtitur “Allahu Ekber” e therë 8 herë me thikë, fillimisht në qafë, ku e dëmtuara bie për tokë dhe tenton të mbrohet me duar, i akuzuari vazhdon duke e therur edhe disa herë në gjoks, brinjë si dhe prapë në drejtim të qafës.

    Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Kjo vepër dënohet jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, ndërsa në nenin 28 thuhet personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, mirëpo dënimi mund të zbutet./Front Online

    Nga Rubrika
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.