Një vajzë me probleme psikike është arrestuar të premten, rreth orës 16:00, në Prishtinë, pasi raportohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, vajza e tij, e dyshuara femër kosovare, me probleme psikike, ka tentuar ta sulmojë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Front Online