Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetasi shqiptar pasi që i njëjti ka tentuar që ta korruptojë policin kufitar me 40 euro.
Sipas policisë ai së bashku me motrën e tij që e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, kanë tentuar që përmes ryshfetit ta kalojnë kufirin.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
PKK Vermicë, 25.03.2021 – 20:25. Me datë, kohë dhe vendin e cekur gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuar mashkull Shtetas i Shqipërisë në dokumentat e tij kishte futur dy(2) kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kaloj kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për “Dhënie të Ryshfetit “. Kartëmonedhat në vlerë 2×20 = 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.