Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht një grua.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 21.09.2022 – 15:45. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline