Një shofer është duke u përballur me burgun, pasi u dënua se ka përplasur me makinën e tij tip “Mercedes” një polic, i cili po përpiqej që ta arrestonte.
26-vjeçari Aydin Altun, po ndiqej nga policia pasi akuzohet për “Armëmbajtje pa leje” në Tottenham të Londës që nga viti i kaluar.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, polici së bashku me dy kolegë të tij kishin ndaluar “Mercedesin” pas një hetimi për një të shtënë me armë.
Kur polici i bërtiste që të zbriste e të ngrinte duart lart, Altun i dha makinës gaz, duke e hedhur disa metra më tej oficerin e policisë.
Fatmirësisht polici shpëtoi me dëmtime të lehta, ndërsa 26 vjeçari më pas u arrestua dhe u dënua nga gjykata.