Një person është sulmuar me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Fushë-Kosovë.
I dyshuari për të shtënat me armë zjarri nuk është identifikuar ende nga Policia e Kosovës.
Policia, në raportin 24-orësh, ka thënë se rasti ka kaluar pa të lënduar.
Nga të shtënat, megjithatë është dëmtuar vetura e viktimës.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Policia.