×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    Tentimvrasje, vrasje, posedim armësh, rrahje, këta janë këngëtarët shqiptarë që thyen ligjin

    FrontOnline
    02 Janar 2022

    Edhe viti 2021 nuk ka kaluar pa skena ku këngëtarë shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, thyen rregullat ligjore, më saktësisht u përfshinë në aktivitete kriminale nga më të ndryshmet. Nga posedimi i armëve, e deri te tentimvrasjet dhe përleshjet fizike mes reperëve rival, janë disa nga veprat penale ne të cilat janë përfshirë reperë, por edhe këngëtare. Ne ju sjellim disa nga ngjarjet e vitit 2021 ku yje të skenës muzikore kanë përfunduar në prangat e policies.

    Albert Krasniqi vritet nga babai i tij në qendër të Prishtinës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin nga fundi i janarit, ku ka ndodhur një vrasje. Viktima ishte personazhi i njohur i shoubizit, Albert Krasniqi, ndërsa personi që ka qëlluar mbi të ishte babai i tij, Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së.

    Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

    Reperi The Mike dënohet me 1.4 muaj burg për tentimvrasje

    Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar me 1 vjet e 4 muaj burg për akuzën se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin.

    Shpallja e aktgjykimit është bërë nga Gjykata Themelore në Gjilan, Islam Thaqi. Paraprakisht, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i vihen në barrë.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.

    Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Uka, e më pas u aprovua nga gjykatësi Thaqi, i cili edhe ia shqiptoi dënimin.

    Fero i shpëton burgut, por dënohet me para

    Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla, pasi Shabani e pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë.

    Shabani është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumën 50 euro, si dhe 50 euro tjera për fondin e viktimave të krimit. Të njëjtit gjithashtu i është konfiskuar arma e llojit elektroshok.

    Së bashku me të janë akuzuar edhe Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit dhe Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes me përdorim të mjetit të rrezikshëm, por këta të dy janë deklaruar të pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti.

    Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.

    Aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.H. (menaxherit të reperes Tayna) dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’’.

    Ata akluzohen se kanë rrahur rëndë një person në një diskotekë, duke përdorur edhe dorëzën e revolës, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

    Noizy prangoset nga policia e Kosovës në kufi

    Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës.

    Pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman.

    Megjithatë qëndrimi i tij në paraburgim nuk ka zgjatur shumë. Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar. Për të konfirmuar lirimin, ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet brenda një ashensori.

    Don Xhoni përfshihet në një rrahje gangsterësh në Tiranë

    Mbrëmjen 9 shkurtit në Tiranë ka ndodhur një sherr mes dy reperave shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

    Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi.

    Në videon e publikuar në media, shihen disa të rinj të përfshirë në sherrin që ndodh në mes të rrugës. Mësohet se ka qenë Finem ai që ka goditur Don Xhonin.

    Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik.

    Pas arratisjes arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

    Pasi ishte shpallur në kërkim, është arrestuar këngëtarja e njohur Fjolla Morina. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në një lokal në lagjen Emshir të kryeqytetit.

    Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

    Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

    Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    N.P. “Termokos” SH.A. ka nisur një projekt të ri që do të ofrojë ngrohje për 6 objekte dhe 150 njësi banimi në...
    Vip20 Nëntor 2024
    Ish banorja e BBVK-së, Edona James ka treguar se pse është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin ishte së...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekremi, i cili është pjesëtar i gjeneratës...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi të rrallë në llogarinë e tij në Facebook. Ai shihet pranë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR në një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ka vdekur veterani i UÇK-së, Isa Gashi. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. “Isa Gashi...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarit Faton Gurguri, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.