Një ‘vrasje në tentativë’ është raportuar nga Podujeva gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ka qenë së bashku me gruan dhe vajzën e tij duke lëvizur me veturë derisa vetura përballë (në përballë kalim) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Policia tregon se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë me veturë një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit. Si pasoj janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka. Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësit përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin e policisë.