Një person në Lipjan ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe një kontejneri.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Rasti që po vazhdon të hetohet nga Policia ka ndodhur më 2 qershor rreth orës 23:45.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.