Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.
Policia e ka cilësuar veprën si tentim vrasje dhe tha se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.
“Gjilan 20.12.2024, 22:40. Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./