“Retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare për të kryer dhunë siç ndodhi vitin e kaluar”, u tha Munsch gazetarëve në Prishtinë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk do të thosha se përfundimisht po vjen konflikti, mendoj se ka një rrezik të vazhdueshëm”, tha ai, duke iu referuar mungesës së progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. /