Shefi i sigurisë te skuadra e Feronikelit i ka ndërhyrë trajnerit Klodian Duros derisa ky i fundit po deklarohej për Art Sport pas humbjes 0:1 nga Arbëria.
Shefi i sigurisë së ekipit ia ndërpreu fjalën Duros duke i kërkuar të largohet nga klubi.
“Për shkak të rezultateve dhe situatës që e ka krijuar në klub, ai duhet të largohet menjëherë nga ekipi. Publikisht po e them, o do të jem unë në klub, o do të jetë Duro”, tha shefi i sigurisë.
Pas largimit të tij, Duro vijoi me deklaratën duke thënë se ata bën më të mirën për të fituar.
“Realisht, provuam gjithçka për të shënuar fitoren, i shfrytëzuam të gjitha mundësitë por kur nuk shënon, atëherë pëson. Sigurisht, duhet të kishim bërë më tepër sepse kishim të gjitha mundësitë por kështu është futbolli. Edhe këtë herë nuk e arritëm të fitojmë por do të vazhdojmë punën”, tha Duro.
“Me këtë fitore, Arbëria mbetet përfund nesh. Do të jetë një luftë e fortë deri në fund për mbijetesë. Nuk dorëzohem, vazhdojmë luftën deri në fund. Ne do të mbetemi në Superligë”, shtoi ai.