×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Tenderi milionësh në Prizren/ Një muaj paraburgim pronarëve të dy kompanive

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.05.2021,, ndaj të pandehurve: G.P., dhe S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale; keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

    B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1, e lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par. 1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve G.P., S.S., dhe B.S., ka gjetur se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet në provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës.
    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Meqë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë përmendura, janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprave penale të cilat kanë cenuar rendin ligjor të prokurimit publik, lartësinë e dënimit e cila parashikohet për këto vepra penale si dhe rrethana tjera të këtij rasti, duke pasur parasysh se të pandehurit mund të fshehën nga organet e ndjekjes penale kështu do ti shmangeshin përgjegjësisë penale.

    Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare dhe do të merren edhe veprime tjera hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, do të merren në pyetje të pandehurit po ashtu edhe dëshmitarët tjerë, prandaj po të lihen në liri të pandehurit ka arsye për të besuar se të njëjtit do të mundohen në ndonjë mënyrë apo formë të caktuar ti ndryshojnë provat e veprën penale, duke ndikuar në dëshmitarët e rastit, andaj në këto rrethana nëse të pandehurit luhen në liri mund të pengohet zhvillimi normal i procedurës penale.

    Gjykata ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurve, por duke pasur parasysh të lartë cekurat në rastin konkret ka vlerësuar se caktim i paraburgimit është më i arsyeshëm dhe i shërben efikasitet të procedurës penale.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Lidhur me këtë në mbledhje të qeverisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një familje kosovare është ankuar për bllokada të shumta gjatë rrugës nga Zvicra për në Kosovë. Sipas familjes Islami, “një udhëtim i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit. Ministria e Ekonomisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fundit të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit. Sipas publikimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.