×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi 5 milionësh për ministrin Kuçi, vendimi paradoksal i OShP-së përfundon në Gjykatën Themelore

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Një tender që peshon 5 milionë euro i ShSKUK-së për NPN Hidroterm, kompaninë e ministrit Blerim Kuçi, ka marrë rrugë ligjore.

    Kompania private, Raf II Sh.P.K. me bazë në Rahovec, e ka paditur Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për “nxjerrje të një vendimi të kundërligjshëm, kundërthënës dhe abstrakt” në favor të tenderit 5 milionësh për firmën private NPN Hidroterm.

    Kjo kompani, aksionet e së cilës i zotëron ministri Kuçi, u shpall fituese e një tenderi publik të vlefshëm pesë milionë euro në fund të shtatorit të këtij viti.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ia dha firmës NPN Hidroterm kontratën për ndërtimin e një objekti spitalor në Prizren.

    Por, kjo kontratë publike e ShSKUK-së me NPN Hidroterm mund të mos ekzekutohet në qoftë se Gjykata Themelore në Prishtinë aprovon padinë e parashtruar nga kompania “Raf II” Sh.P.K., e cila pretendon të jetë dëmtuar nga një vendim i Gjykatës së Tenderëve.

    Ky vendim i Organit Shqyrtues të Prokurimit, i nxjerrë më 18 shtator, vërtetoi njoftimin për dhënie kontrate të ShSKUK-së për kompaninë e ministrit Kuçi, por edhe e aprovoi si “pjesërisht të bazuar” ankesën e firmës “Raf II” Sh.P.K..

    “E paditura (OShP), më datë 18 shtator ka nxjerr vendim për vërtetimin e njoftimit për dhënie të kontratës së ShSKUK-së edhe pse është dashur të eliminohet operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga ky aktivitet prokurimi”, thuhet në padinë për konflikt administrativ, të dorëzuar më 25 shtator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

     

     

    Firma ankuese Raf II Sh.P.K., bazuar në padinë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, ka kërkuar nga gjykata e shkallës së parë shtyerjen e ekzekutimit të “vendimit paradoksal e kundërthënës” të OShP-së. Ka kërkuar edhe anulimin e vendimit të ShSKUK-së për t’ia dhënë kontratën 5 milionëshe kompanisë së minitrit Kuçi.

    “Duke pasur parasysh të gjitha arsyet që u cekën më lartë, do të ishte në interesin publik të shtyhet ekzekutimi i vendimit të OSHP-së, me qëllim që të mos dëmtohet buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në padinë e “Raf II” Sh.P.K. kundër OShP-së.

    Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë kësaj jave për procedurat e tenderit 5 milionë eurosh të fituar nga kompania e ministrit të Qeverisë Hoti, të cilat nxitin dyshime për parregullsi, shkelje të Dosjes së Tenderit dhe ekzistimit të konfliktit të mundshëm të interesit.

    Raportimi i Insajderit hedh dritë mbi kontratën e lidhur ndërmjet ShSKUK-së dhe kompanisë NPN Hidroterm, pas një viti përpjekjesh për përmbylljen e kësaj procedure prokurimi. Pas një vendimi të OShP-së më 15 qershor, i cili e cilësonte të papërgjegjshme kompaninë e ministrit Blerim Kuçi.

    Në këtë vendim më 15 qershor, OShP-ja e anuloi vendimin e ShSKUK-së për kontratën 5 milionëshe me kompaninë NPN Hidroterm pasi konstatoi se kjo firmë nuk e ka plotësuar vlerën e qarkullimit në Administratën Tatimore të Kosovës për tri vitet e fundit, siç ishte kërkuar në Dosjen e Tenderit.

     

    Vendimi i ‘Gjykatës së Tenderëve’, 15.06.2020

    “Lideri i grupit duhet të përmbush së paku 60 për qind të qarkullimit minimal. Ndërsa dëshmi e kërkuar dokumentare ka qenë: ‘Dëshmia 1. Qarkullimi bankar për tri vitet e fundit nga data e njoftimit për kontratë jo më pak se 8,000,000.00 euro”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OShP-së më 15 qershor.

    “Dëshmia 1.1. Deklaratat tatimore vjetore të dorëzuara në Administratën Tatimore të Kosovës për tri vitet e fundit të përfunduara fiskale nga data e njoftimit për kontratë jo më pak se 8,000,000.00 euro (kopje)”.

    Kësisoj, OShP-ja konstatoi se kompania e ministrit Kuçi nuk e ka përmbushur këtë kërkesë. Ka tentuar të paraqesë si dëshmi edhe qarkullimin vjetor të kompanisë së tij “Hidroterm D.O.O.”, e cila është e regjistruar në Mal të Zi.

    Insajderi ka kërkuar sqarim nga ministri Kuçi në lidhje me tenderin e fituar të kompanisë së tij nga kjo procedurë e prokurimit publik, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ai nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërkaq, nga ShSKUK-ja kanë thënë se tenderi për ndërtimin e objektit spitalor për nëna dhe fëmijë në Prizren “nuk ndërlidhet me Qeverinë Hoti pasi procedurat për këtë kontratë kanë filluar në korrik të vitit 2019”.

    “Të gjitha procedurat janë kryer në harmoni të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik, kurse lënda 4 herë është shqyrtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, dhe ShSKUK ka vepruar konform vendimit të fundit të OSHP”, ka thënë ShSKUK-ja përmes një përgjigje me shkrim për Insajderin.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka nënvizuar se ky institucion i ka zbatuar vendimet obligative të OShP-së.

    “Pas ankesave të operatorëve ekonomik në procedurë, kjo lëndë ka qenë e shqyrtuar  siç e theksuam katër herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ku sipas vendimit të panelit shqyrtues të OSHP-së, me nr.561 të datës18.09.2020,  vendimi i Autoritetit Kontraktues për shpalljen fitues operatorit ekonomik është vlerësuar i drejtë, kurse zbatimi i vendimeve të OSHP-së, është obligativ për institucionet”, kanë thënë nga ShSKUK-ja.

    Kompania NPN Hidroterm është pronë e Blerim Kuçit, ministrit aktual të Ekonomisë dhe Ambientit. Sipas të dhënave publike të publikuara në Agjenincë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania është regjistruar si biznes në vitin 2003 dhe figuron të ketë kapital prej 542 mijë eurove.

    Emrat e Blerim Kuçit dhe kompanisë së tij “Hidroterm” Sh.P.K, janë ndërlidhur edhe në të kaluarën me tenderët publikë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fillimisht, emri i Kuçit ishte përfshirë në procesin e dyshimtë të privatizimit të vreshtarisë në Suharekë. Bëhej fjalë për disa transaksione të dyshimta në  procesin e shitjes së ndërmarrjes NBI “Suhareka”.

    Ish-ndërmarrja e vreshtave NBI  “Suhareka”, ishte privatizuar më 2007 dhe fitues qe shpallur “Agrokosova Holding”.

    Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës kishte zhvilluar hetime në vitin 2011. Në mesin e atyre që ishin hetuar ishte edhe Blerim Kuçit, kreu i Komunës së Suharekës. Mirëpo, hetimet e Prokurorisë së Shtetit kishin pushuar disa muaj më vonë.

    Blerim Kuçi u emërua ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë Hoti më 5 qershor të këtij viti.

     

    LEXO EDHE:

    https://frontonline.net/ministri-kuci-merr-kontraten-5-milione-euro-nga-shteti-i-kosoves-dokumente/?fbclid=IwAR3p9fOsNxAl7lXJi3BQFp6V6ZKfPQrbPXCHZidIwtVRZ2dTeoZpsWzG0n8

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.