Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e nesërme në vendin tonë.
Të dielën e 14 shkurtit kur Kosova voton pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.