Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës”, ka kohë që është duke u përballur me vështirësi financiare, kjo për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj një operatori privat, raporton Front Online.
E për shkak të vështirësive financiare, punëtorët e kësaj ndërmarrje ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar.
Në e-mailin që ka siguruar Front Online, punëtorët janë njoftuar se pagat do t’i marrin në dy pjesë.
“Fillimisht punonjësit do të paguhen me 50 % të pagës, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej 50 % do të paguhen sapo të sigurohen mjetet financiare”, thuhet në e-malin që e ka siguruar Front Online.
Sipas tyre, punëtoret pagat me ndarje do t’i marrin deri në normalizimin e gjendjes në këtë kompani./Front Online/