Një pjesë e punëtoreve të Telekomit të Kosovës ende nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar për shkak të bllokimit të llogarive të kompanisë nga ana e përmbaruesit privat.
Dardafon.net sipas përgjigjeve zyrtare të Telekomit të Kosovës thuhet se po kërkon edhe mbi 10 milionë euro tjera pa përfshirë interesin, raporton Front Online.
“Çështja është në kontest edhe nuk mund të japim informacione të saktë, por bëhet fjalë për mbi 10 Milion €”, thuhet në përgjigjem e Telekomit të Kosovës.
Se kur do të bëhet zhbllokimi i llogarive të Telekomit të kanë thënë se varet nga trajtimi i ankesës në Gjykatën Komerciale.
“Zhbllokimi i llogarive nuk varet direkt nga Telekomi por nga trajtimi i ankesës që kemi bërë në shkallën e dytë të Gjykatës Komerciale, kërkesës për revizion në Gjykatën Supreme dhe për kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në përgjigje.
Nga bllokimi i xhirollogarive kanë mbetur pa pagat mbi 1 mijë e 712 punëtorë pa paga, thonë nga Telekomi.
“Telekomi i Kosovës aktualisht numëron gjithsejtë 1712 punëtorë”.
Përndryshe bllokimi i xhirollogarive bankare ka ardhur si pasojë e një vendimi të huaj të Arbitrazhit, që për bazë kishte gjykimin e kontratës së vitit 2009 në mes Telekomit të Kosovës dhe Dardafon.Net, i cili vendim i arbitrazhit e ka detyruar Telekomin e Kosovës t’i paguajë fitimin e humbur biznesit Dardafon.Net, për shkakun që palët nuk ishin pajtuar për vazhdimin e kontratës bazë, pas skadimit të saj, ndërsa mos vazhdimi i kontratës, edhe përkundër që palët me pozicionet e tyre nuk kishin vullnet të deklaruar për çfarëdo vazhdimi, është cilësuar si shkelje e parimit të negocimit me mirëbesim, me çka është kalkuluar fitimi i humbur dhe është detyruar Telekomi i Kosovës që Dardafon.Net t’i paguajë fitimin e humbur, që pa i llogaritur kamatat, e tejkalon vlerën prej afro 10 milionë euro.
Sipas të dhënave të Telekomit deri më tani, nga Departamenti i Financave në Telekomin e Kosovës, nga kjo kontratë (e raportuar nga Telekomi i Kosovës në organet e rendit si kontrata më e dëmshme në nivel vendi) kësaj ndërmarrjeje publike raportohet t’i jetë shkaktuar dëm i përgjithshëm financiar prej rreth 160 milionë euro.