Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon.
Konferenca do të mbahet në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.
“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferncë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Telekomi ka njoftuar dje se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.
“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatë.