×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Telekomi i Kosovës merr me qira vjetore rreth 190 mijë € zyrat nga dosti i zv/ ministrit Durmishi

    Fatlum Berisha
    10 Korrik 2023

    Biznesmeni Bujar Shabani ia ka parë hairin ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet, subjektit të cilit i takon dosti i tij, Hysen Durmishi.

    Ai do të arkëtojë rreth 190 mijë euro në vit nga Telekomi i Kosovës – meqë i lëshoi kësaj ndërmarrjeje që menaxhohet nga Qeveria (LVV) – një objekt të tijin me qira, raporton “Front Online”.

    Prona e tij dy katëshe në sheshin “Zahir Pajaziti” u përzgjodh para disa jave si më e mira e mundshme për nevojat e kompanisë së telekomunikacionit, ani se zyrtarët e Telekomit pranuan edhe katër oferta tjera për lokacione.

    Lokali i Bujar Shabanit, që ia lëshoi me qira Telekomit

    Pronësinë e lokalit e kuptoi fillimisht përmes burimeve Front Online. Informata u konfirmua pastaj edhe nga Zyra për Medie e Telekomit.

    “Pronar i objektit është kompania NPSH Bageri”, thanë shkurt nga Telekomi për “Front Online”.

    Bageri është në pronësi të biznesmenit Bujar Shabani.

    Front Online kishte raportuar dy javë më parë se ishte vetë numri dy i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ai që ia dhuroi një kontratë 8.6 milionë euro këtij biznesi, pronë e shokut të tij.

    Ndikimin në epilogun e tenderit, që parasheh asfaltimin e një loti në rrugën Prishtinë – Besi – Podujevë, e pati mohuar Durmishi.

    Kompania Bageri merr vazhdimisht tenderë milionësh nga shteti.

    “Nuk dha tender unë”, Hysen Durmishi ia dhuron me dorë të vetën kontratën 8.6 milionë € dostit të tij

    Pse u përzgjodh prona e dostit të Hysen Durimishit nga Telekomi?

    Sikur mos të mjaftonin të hollat e majme nga tenderët, kuleta e Bujar Shabanit do të trashet muaj për muaj si rezultat i qirasë që do t’ia paguajë Telekomi.

    “Qiraja për këtë objekt është 15,560.66€/muaj (në këtë shumë përfshihet TVSH 18% dhe tatimi në qira 9%)”, u shprehen nga Telekomi për “Front Online”.

    Bujar Shabani ia doli të rrëmbejë paratë e qirasë se Telekomit, ani se përballej edhe me katër garues të tjerë që ofronin shërbim të ngjashëm.

    Anëtarët e bordit të Telekomit kanë afërsi me Vetëvendosjen, partinë që i solli në këto pozita drejtuese të ndërmarrjes.

    “Telekomi i Kosovës ka marrë disa oferta (gjithsej 5) për lokacione të ndryshme dhe objekti në fjalë është vlerësuar nga komisioni  i ngritur për këtë rast si më i përshtatshmi, për shkak të pozitës strategjike të objektit dhe çmimit të favorshëm (konkurues)”, vlerësuan nga Telekomi për “Front Online”.

    Reagim i lodhtë i Telekomit, nuk e mohon që dosti i zv/ ministrit Durmishi i merr 190 mijë € qira vjetore

    AGK-ja dënon gjuhën e drejtorit të Financave të Telekomit ndaj gazetarëve të Front Online

     

     Bujar Shabani vs. LIGJI

    Pronari i kompanisë Bageri, Bujar Shabani ka telashe me ligjin.

    Mbi të rëndon akuza për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” në një tender rreth 4 milionë eurosh për zgjerimin e rrugës së fshatit Bibaj dhe kyçjen e saj në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës, raporton Betimi për Drejtësi.

    Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.

    I pandehuri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës.

    Ndërkaq sipas organizatës AVONET, kompania Bageri edhe në një aktivitet tjetër prokurimi ka aplikuar me dokumente të falsifikuara.

    Bëhet fjalë për kontratën: Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush, e cila kap vlerën e 734 mijë eurove.

    Pse i ndërroi Telekomi zyret?

    Telekomi vendosi t`i ndërroi objektet me qira këtë vit për t`i braktisur siç ishte thënë qiratë e shtrenjta që paguante deri tash.

    Telekomi i Kosovës është liruar nga qiraja e mujore që për 17 vjet me radhë ka paguar në një objekt në rrugën e UÇK-së te “Qafa”, në Prishtinë, duke u zhvendosur pak metra tutje po në këtë lagje, veçse në një hapësirë më të vogël e më pak të kushtueshme.

    Ngjashëm veproi edhe me ndërtesën që e shfrytëzoi për disa vite radhazi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kaluar tek objekti i ri i Bujar Shabanit, dostit të zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, që po ashtu ndodhet në këtë zonë. Mbase as 100 metër distancë.

    Nuk dihet se sa para në muaj do të kursejë Telekomi me këto dy ndryshime.

    /Front Online

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas vrasjes së rreshterit, Muhamed Kika në Kaçanik. Haradinaj thotë se i ndjeri...
    Lajme02 Prill 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Qyshk të Pejës. Një këmbësore është goditur nga një veturë Gjendja e saj...
    Lajme02 Prill 2025
    Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë sot të ditur një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij...
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme të policit Muhamed Lika në Kaçanik. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme02 Prill 2025
    Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK ka folur për FrontOnline për seancën konstituive të Kuvendit dhe mundësinë për formimin e...
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se nëse VV-ja nuk e propozon kandidatin për kryeparlamentar ashti siç i takon me kushtet,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.