×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi drejt kolapsit, përmbaruesi i bllokon të gjitha llogaritë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Një vendim i Përmbaruesit Privat, Flamur Bogaj, ka bërë që të i bllokojë gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës, shkruan FrontOnline. Ky vendim ka bërë që Telekomi i Kosovës të shkojë drejt kolapsit.

    Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, për FrontOnline, ka njoftuar se i është bllokua llogaria bankare, krahas shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij.

    Ai thotë se nga 3 tetori, llogaritë janë të bllokuara nga përmbaruesi privat Flamur Bogaj, pas një vendimi gjyqësor që Telekomi i Kosovës ka me Kompaninë Z-Mobile.

    ‘’Ne prej datës 3 tetor i kemi llogaritë e bllokuara nga përmbaruesi privat, Flamur Bogaj, lidhur me një vendim gjyqësor me kompaninë Z-Mobile, që ka qenë. Është shumë e vështirë kjo gjendje. Kemi pasur obligime të vjetra deri tash kanë pasur mirëkuptim kreditorët, por tash janë shqetësuar dhe po interesohen dhe kemi hyrë në vonesa të pagesës së faturave. Ne kemi bërë ankesë në shkallën e dytë të vendimit’’ shprehet ai.

    Kelmendi, potencon se me 3 tetor kanë marr vendimin, derisa kanë bërë një ankesë pas vendimit për bllokimin e llogarive bankare, por që deri më tani nuk kanë marr përgjigje.

    ‘’ Me 3 tetor ka ardhë vendimi, kemi bërë ankesë në shkallën e dytë brenda afatit pesë ditor dhe janë bërë një muaj e më tepër dhe akoma s’kemi marrë përgjigje’’ thotë ai.

    Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, shpreson në një vendim pozitiv nga shkalla e dytë derisa deklaron se nuk kanë mjet tjetër, nëse edhe shkalla e dytë vendos sikurse shkalla e parë, dhe se nëse kjo ndodhë, duhet pritur vendimin e Gjykatës Supreme.

    ‘’Shpresojmë se shkalla e dytë me e anulu vendimin për shkak se rasti është edhe në Gjykatën Supreme dhe po presim mos eventualisht do të vije diçka në favor tonin që me e anuluar vendimin e shkallës së parë derisa të vije vendimi i Gjykatës Supreme. Shkalla e parë nuk është dashur ta mbajë në fuqi urdhrin përmbarimor’’ thotë ai.

     

    Klemendi, deklaron se nëse shkalla e dytë është refuzuese për ankesat e tyre, atëherë Telekomi i Kosovës, duhet punoj katër muaj pa kryer pagesa tjera, në mënyrë qa mbledhë shumën prej 10 milion euro, krahas vendimit përmbarimor.

    ‘’Praktikisht, kompania nuk ka më asnjë instrument në dorë derisa të mbledhet shuma e borxhit, që pretendohet nga pala tjetër, që është diku 10 milion euro. Telekomi duhet 4 muaj me i mbledhë të hyrat pa bërë asgjë tjetër, për me bërë shumën që pretendohet nga kompania’’ tha Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Dy ditë më parë në Amerikë u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, të cilat bindshëm u fituan nga kandidati republikan, Donald Trump. Trump arriti...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan. Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Republika e Kosovës ka arritur rezultate të rëndësishme në indekset ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Vetëm dy ditë zgjatën punimet nga ana e Komunës së Prishtinës për projektin e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, e që përfshinte...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan sot një takim zyrtar...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituoi sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.