×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi dhe KEK-u, nënshkruajnë kontratë për tri vitet e ardhshme

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Ndërmarrja publike në vend, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), sot ka nënshkruar kontratë (tri vjeçare) me Telekomin e Kosovës edhe për shkak të ofertave më joshëse në treg.

    Afër 4000 punëtorë të KEK-ut, tri vitet e ardhshme do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të Vala-s dhe do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internetit 4G, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve teknologjike.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut Luigj Imeri, ka thënë se nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet një bashkëpunim dhe mirëbesim të vazhdueshëm mes dy ndërmarrjeve publike të Kosovës.

    “Është e rëndësishme të thuhet se, jemi shumë të kënaqur që KEK-u po vazhdon me shërbimet e VALA-s dhe kjo marrëveshje e sotme është një tjetër dimension i thellimit të bashkëpunimit mes dy kompanive, në vazhdën e bashkëpunimeve që kemi pasur edhe në të kaluarën. KEK-u është korporata më e madhe në vend me numrin më të madh të punëtorëve, andaj me afër 4000 punëtorë do të jemi pjesë e shfrytëzimit të shërbimeve të Vala-s për shkak të ofertës së saj më të favorshme”, theksoi Luigj Imeri, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut.

    U.D i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un, duke thelluar edhe më tepër këtë partneritet reciprok.

    “Ndihem jashtëzakonisht mirë, që një ndërmarrje e madhe me mijëra punëtorë, siç është KEK-u, në tri vitet e ardhshme do ti ketë të gjitha produktet dhe shërbime tona gjëqë përbën, njëkohësisht, një kënaqësi dhe obligim për ne, që produktet dhe rrjetin tonë t’i pasurojmë dhe forcojmë edhe më tutje në dobi të të gjithë atyre që i besojnë operatorit publik, Vala.

    KEK dhe Telekomi i Kosovës janë dy kompanitë më të mëdha publike në vend ku shërbimet e tyre janë me rëndësi të veçantë për shumicën absolute të qytetarëve të vendit dhe besimi i ndërsjellë do të sjellë sukses në afarizmin e të dy ndërmarrjeve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.