×
  • Lajme
  • Lajme

    Telashet e koalicionit LDK-AAK

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë në pah mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte kritikuar shefin e qeverisë Avdullah Hoti, për mospërfshirjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimin, nga radhët e AAK-së, në dialogun me Serbinë.

    Këto mospajtime kanë ngjallur reagime të shumta nëse ky koalicion është stabil dhe do të mund të funksionojë edhe më tutje kjo qeveri.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se vetizolimi i kryeministrit Avdullah Hoti për shkak të infektimit me koronavirus, ka krijuar zbrazëtirë në funksionimin normal të qeverisë.

    Mirëpo sipas tij, vetëm konfirmimi i aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mund të ndryshojë situatën politike në Kosovë.

    Haziri, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pa pasur një vendim nga gjykatësi për pretendimet e prokurorit, nuk mund të ketë ndryshime në qeveri. Ai gjithashtu nuk sheh ndonjë zhvillim që mund të përfshijë ndonjë parti të tretë në qeveri.

    “Edhe partitë që qeverisin edhe ato që janë në opozitë janë duke u ndjerë mirë me statusin e tyre politik që e kanë, përderisa konfirmimi i aktakuzave të pretenduara të prokurorit nga gjykatësi të Dhomave të Specializuara, mund ta ndryshojë gjendjen dhe ta dridh stabilitetin politik në Kosovë edhe ashtu të brishtë”, thotë Haziri.

    Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se pikërisht çështja e dialogut është i vetmi shqetësim i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

    “Duke pasur parasysh që lideri Haradinaj në periudhën sa ishte kryeministër ka punuar jashtëzakonisht shumë që ky dialog Kosovë-Serbi të mos prolongohet edhe më tutje si një dialog teknik, rezultati i tij të cilit dihet sa ka qenë i suksesshëm. Por, insistimi i tij ka qenë edhe në atë periudhë, edhe me vendosjen e taksës, që ky dialog të marrë qasje politike dhe të ketë një vendim dhe të përfundohet njëherë e përgjithmonë problemi ndërmjet dy shteteve tona”, thotë Reshitaj.

    Por, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria Hoti ka pasur probleme prej fillimit.

    “Qeveria Hoti prej fillimit ka qenë jostabile, për vet mënyrën se si është formuar dhe problemet brenda koalicionit qeverisës. Ky jostabilitet është duke e përcjellë edhe më tej. Në fakt, ekzistojnë shumë arsye për këtë gjendje, pra prej mënyrës se si është formuar, pastaj pandemia COVID-19 dhe shumë telashe tjera, siç është çështja e dialogut”, thotë Muhaxhiri.

    Së fundmi, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje që ishte në pushtet para se LDK-ja dhe AAK-ja të bëheshin bashkë për të formuar qeverinë, filloi një nismë për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.

    Lëvizja Vetëvendosje i kishte ftuar edhe partitë tjera parlamentare, atë opozitare Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), dhe partitë në pushtet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, si dhe Grupin Parlamentar 6 plus, që t’i bashkoheshin kësaj nisme. Radio Evropa e Lirë ka provuar të hënën të marrë një qëndrim nga kjo parti se çfarë ka ndodhur me këtë nismë, por nga kjo parti nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pati deklaruar se kjo iniciativë është joserioze dhe se VV-ja nuk i ka nënshkrimet dhe nuk ka komunikuar paraprakisht me asnjë parti politike.

    Ndryshe, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

    Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. Ne rast dorëheqjeje, ushtrues i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovë bëhet kryetari i Kuvendit, në këtë rast Vjosa Osmani për një periudhë deri gjashtë muaj. Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 20 qershor ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.

    Pozita e presidentit, megjithatë, është diçka që dy partnerët e koalicionit nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021. Presidenti i Kosovës zgjidhet me votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka refuzuar të tregojë shpenzimet e “Darkës së Lamës”, që mbrëmë u organizua nga Ministri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Sokol Bashota se në një mbledhje të 12 nëntorit të 1998-ës ai ishte emëruar zëvendëskomandant për operacionet ndërsa Jakup Krasniqi ai për...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se BSPK-ja thekson rëndësinë dhe urgjencën e shqyrtimit të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritut aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Sindikata e Telekomit kanë njoftuar se qe dy muaj punëtorët s’kanë marrë paga, për shkak të bllokimit të llogarive. Në një njoftim...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ditur se e kanë fituar kontekstin në Inspektoratin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.