Dy vozitës, ku njëri ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë, në fshatin Llabjan, me ç’rast u është marrë patentë shoferi për tre muaj, u është shqiptuar gjoba prej 200 eurosh si dhe dy pikë negative.
Policiaka thënë se me të cilin veprim ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut, përcjell Klankosova.tv.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 janë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.